Fluksi i punëtorëve sezonal 2017

lavoro-stagionalelavoro-stagionale

Fluksi i punëtorëve sezonal 2017, përcaktohen kuotat

Do të jenë në total 17 mijë punëtor sezonal që mund të punësohen me kontrata me kohë të përcaktuar në sektorin e agrikulturës dhe hoteleri-turizmit.

Viti 2017 nisi me kuota të reja që u komunikuan nga Ministra e Brëndshme dhe Ministria e Punës për punëtorët e huaj sezonal që mund të mbërrijnë në Itali nga jashtë vendit për t’u punësuar ndonjë muaj pranë kompanive të sektorit të agrikulturës dhe hoteleri-turizmit: janë në total 17 mijë ata që do të autorizohen nga drekreti flukset që përfshin edhe kuotat e destinuara për hyrjet jo sezonale ashtu si dhe për konvertimet e lejeve të qëndrimit.

Ky është për momentin i vetmi informacion zyrtar sepse në të vërtetë teksti i drekretit flukset nuk është publikuar ende, ndaj nuk mund të konsultohet. Do të duhet të presim për të parë se kur mund të nisin proçedurat e aplikimit në internet [të ashtuquajturat “clic day”(ang. Dita e klikimit)].

Por nuk do të shpallen të rejat e rëndësishme për sa i përket vëndeve se nga vijnë punëtorët duke qenë se ka mbetur ende në pritje konfirmimi për ata që janë bërë pjesë tashmë në dekretet e viteve të kaluara (dekreti flukset 2016), prandaj kufinjtë do të hapen për punëtrët që vijnë nga Maroku dhe Mauritius, Pakistani, Senegali, Serbia, Shqipëria, Algjeria, Bosnje-Herzegovina, Gana, Japonia, India, Kosova, Egjipti, Etiopia, Maqedonia, Gambia, Moldavia, Mali i Zi, Korea e Jugut, Bregu i Fildishtë, Filipinet, Nigeri, Nigeria, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunisia.

Decreti flukset 2017

Megjithatë, krahasuar me të shkuarën e afërt kanë ndryshuar me siguri disa rregulla që kanë të bëjnë me hyrjen dhe qëndrimin e punëtorëve sezonal. Janë detajuar në veçanti falë një ligji sektorët e punësimit dhe janë thjeshtëzuar hyrjet shumëvjeçare të punëtorëve që kanë mbërritur në vendin tonë që më parë, duke prezantuar në të njëjtën kohë rregulla më të ashpra mbi strehimin dhe kundër kompanive që u mundësojnë mbërritjen në Itali pa i punësuar.

Një tjetër shpjegim është bërë i mundur nga Stranieriinitalia, portali i Romano Magrini, zyrtari kompetent politik i punës në Coldiretti. “Flukset sezonale -komentoi ai- nuk mund të përdoren për atë që është tashmë këtu pa një leje qëndrimi ose për të punësuar punëtor në sektor të ndryshëm, nga agrikultura apo nga turizmi. Objektivi është të parandalojmë “kërkesat fallco” që prapseprap nuk kanë shance të pranohen, por që mbingarkojnë proçedurën në kurriz të punëtorëve sezonal të vërtetë dhe të kompanive që kanë nevoja urgjente për ata, për shembull sepse nisin fushatat e korrjeve”.

Sindikatat janë absolutisht dakort me faktin se në fushat specifike si ajo e agrikulturës dhe në sektorin e hoteleri-turizmit numri i punëtorëve mbushet edhe me qytetarët e huaj sezonal sepse nuk është hera e parë për shumë nga ata të cilët kanë krijuar tashmë një marrëdhënie të besueshme me kompanitë.

Edhe pse mbërrijnë nga vende të largta, kostot e udhëtimit të tyre do të mbulohen nga paga italjane që është mëse superiore krahasuar me atë që mund të fitonin në vendin e tyre të origjinës. Ajo në të cilën sindikatat këmbëngulin është që kërkesat për punësim të kalohen vetëm nëpërmjet tyre, në mënyrë që të krijohet një filtër i vërtetë kundër shkeljeve të ligjeve, edhe pse kjo nuk ka ndodhur kurrë deri më sot.

avvocato lavoro, studio legaleavvocato per stranieriavvocato immigrazione

About the Author

Portale Immigrazione
Redazione di portale immigrazione e permesso di soggiorno

1 Comment on "Fluksi i punëtorëve sezonal 2017"

  1. kerkoj pune per mua nuk ka rendesi se cfare pune eshte une e bej

Leave a comment

error: Content is protected !!